Rute: Pres që anëtarët e NATO-s të bien dakord për shpenzime të mbrojtjes për pesë për qind në Hagë
- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se supozon se anëtarët e Aleancës do të bien dakord gjatë samitit në Hagë muajin e ardhshëm - të ndajnë për mbrojtje pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:49, 26 maj, 2025
Dejton, 26 maj 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se supozon se anëtarët e Aleancës do të bien dakord gjatë samitit në Hagë muajin e ardhshëm - të ndajnë për mbrojtje pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
"Supozoj se në Hagë do të biem dakord për një qëllim më të lartë të shpenzimeve të mbrojtjes prej pesë përqind", tha Rute në një takim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dejton.
Ai tha se shpenzimet për mbrojtje që do të priten nga anëtaret e NATO-s do të jenë "dukshëm mbi tre për qind".