• e mërkurë, 03 korrik 2024

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komitetit olimpik të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komitetit olimpik të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, Daniel Dimevski dhe personi i parë i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Uli, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Gjatë vizitës në Shqipëri, gjatë fundjavës Dimevski realizoi takim me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua për krijimin e një "ngjarjeje të re multisportive" për vendet e Evropës Juglindore, e cila do të vazhdojë trendin e përmirësimit të klimës për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Kryetari i KOMV-së Dimevski është pritur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Dimevski pati një takim edhe me kryetarin e Korçës, Sotiraq Filo, ku u hap tema për binjakëzimin e këtij qyteti me ndonjë maqedonas. ls/

Foto: KOMV-ja

 

QËNDRONI TË LIDHUR