• e martë, 25 qershor 2024

Në Tetovë 53 litra shi për metër katror

Në Tetovë 53 litra shi për metër katror

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Më së shumti shi gjatë 24 orëve të kaluara në vend ka rënë në Tetovë, 53 litra për metër katror, ​​pas së cilës vijojnë Kodra e Diellit me 29 litra, Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallanka me 28, Shkup-Petrovec me 15, Hanet e Mavrovës me nëntë litra, Kumanovë, Demir Kapi dhe Pozharanë me dy, Kavadar me një, tregojnë matjet e Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike (DPHM).

Në gjysmën e parë të natës në disa vende, sidomos në pjesët veriore moti ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe me breshër. Në gjysmën e dytë të natës atmosfera stabilizohet, kështu që mëngjesin e sotëm kudo është me diell dhe qetësi.

DPHM paralajmëron se moti në mëngjes do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe me breshër. Temperatura maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë, me indeks UV 8.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 36 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR