• e shtunë, 23 nëntor 2024

FRA do të prezantojë hulumtimin "Potenciali i pashfrytëzuar studentor..."

FRA do të prezantojë hulumtimin

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Forumi Rinor Arsimor (FRA) sot do të prezantojë gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga hulumtimi "Potenciali i pashfrytëzuar studentor: hulumtimi për shkallën e suksesit të bursave të dhëna nga MASH-i për të studiuar në universitetet të cilat janë të renditura në njëqind vendet e para sipas Listës së Shangait".

Prezantimi i hulumtimit, për të cilin FRA ka punuar gjatë muajve të fundit, do të mbahet në mesditë në Dhomën publike.

Hulumtimi i referohet zbatimit të programit të bursave për studime në universitetet që renditen në njëqind vendet e para sipas Listës së Shangait dhe rrugën e mëpasshme të bursistëve që kanë përfunduar studimet me ndihmën e kësaj burse. Në mënyrë shtesë, në kuadër të vetë hulumtimit janë krijuar rekomandime për institucionet përkatëse, ndërsa në drejtim të përmirësimit të zbatimit të tij dhe shfrytëzimit më të mirë të kapitalit njerëzor që krijohet përmes këtij programi të bursave, kumtojnë nga FRA-ja.

Autore të hulumtimit janë Sanja Bozhoviq Stojkoska, Joana Treneska dhe Lucija Çukelovska. rq/fc/

Foto: poster

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR