• e premte, 26 korrik 2024

Në SHBA është arrestuar lideri i kartelit meksikan të drogës Sinaloa

Në SHBA është arrestuar lideri i kartelit meksikan të drogës Sinaloa

Uashington, 26 korrik 20245 (MIA) – Lideri i kartelit meksikan të drogës Sinaloa, Ismael El Majo Zambada, është arrestuar në shtetin amerikan Teksas, kumtuan autoritetet federale amerikane.

Zambada (76) themeloi kartelin së bashku me Hoakin El Çapo Guzman, i cili aktualisht ndodhet në burg në SHBA. Djali i Hoakin El Çapo Guzman, Hoakin u arrestua së bashku me Zambada në El Paso.

Në shkurt, Zambada u akuzua në Bruklin për trafik ilegal me fentanilit dhe të dy akuzohen për drejtimin e operacioneve kriminale të kartelit në SHBA, duke përfshirë prodhimin dhe trafikimin e fentanilit.

Zambada u arrestua pas disa vitesh në arrati, ndërsa për informacione për të është ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh nga Departamenti i Shtetit, ndërsa shpërblimi i DEA-s ishte 15 milionë dollarë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR