• e premte, 28 qershor 2024

Në Rripin e Gazës për një ditë janë vrarë 107 palestinezë

Në Rripin e Gazës për një ditë janë vrarë 107 palestinezë

Gazë, 25 mars 2024 (MIA) - Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, 7 tetor 2023 në sulmet izraelite janë vrarë të paktën 32.333 palestinezë, ndërsa janë plagosur 74.694, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë. 

Siç bëri të ditur Ministria palestineze e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë 107 persona, ndërsa janë plagosur 176 palestinezë. 

Armata izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar ka arrestuar 15 palestinezë, me çka numri i përgjithshëm, që nga fillimi i luftës, u rrit në 7.770. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR