Në Riad filluan bisedimet ndërmjet delegacionit rus dhe amerikan
- – Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad filluan bisedimet ndërmjet delegacionit rus dhe amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë.
- Post By Fitore Curri
- 09:46, 18 shkurt, 2025

Riad, 18 shkurt 2025 (MIA) – Në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad filluan bisedimet ndërmjet delegacionit rus dhe amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Siç informuan mediat ruse, bisedimet zhvillohen në një nga pallatet e familjes mbretërore, Diria në kompleksin Albasatin.
Në Riad udhëtuan shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov dhe ndihmëspresidenti të Rusisë, Jurij Ushakov. Delegacioni amerikan është i kryesuar nga sekretari shtetëror Marko Rubio. fc/
Fotografia: Iks