• e premte, 22 nëntor 2024

Në një sulm izraelit në Rripin e Gazës u vranë 55 persona

Në një sulm izraelit në Rripin e Gazës u vranë 55 persona

Gazë, 29 tetor 2024 (MIA) – Të paktën 55 palestinezë janë vrarë sot në një sulm izraelit ndaj një ndërtese banesore në qytetin Beit Laia, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, njoftoi shërbimi shtetëror palestinez për situata të jashtëzakonshme. 

Në mesin e të vrarëve ka shumë gra dhe fëmijë, informuan mediat palestineze në bazë të informacioneve nga punonjësit shëndetësorë. 

Autoriteti palestinez për situata të jashtëzakonshme njoftoi se rreth 100.000 njerëz janë bllokuar në Beit Laija, Beit Hanun dhe kampin e refugjatëve Xhabalia pa rezerva mjekësore dhe ushqimore, pasi tanke izraelite kishin hyrë thellë në këto lagje në pjesën veriore të Gazës. 

Lufta në Rripin e Gazës shpërtheu më 7 tetor të vitit të kaluar, kur luftëtarët e Hamasit kryen sulm të paparë dhe të përgjakshëm në territorin izraelit. Sipas Izraelit, më shumë se 1.200 njerëz ishin vrarë, ndërsa rreth 250 pengje ishin dërguar në enklavë. Viktimat në ofensivën hakmarrëse izraelite tashmë tejkalojnë 43.000 njerëz, sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR