• e premte, 05 dhjetor 2025

Në një kopsht kinez janë helmuar 233 fëmijë me ushqim, janë arrestuar tetë persona

Në një kopsht kinez janë helmuar 233 fëmijë me ushqim, janë arrestuar tetë persona

Pekin, 8 korrik 2025 (MIA) - Mbi 200 fëmijë o mjekohen në spitale për shkak të helmimit me plumb në Kinën veriperëndimore, pasi që kuzhinierët në kopsht, për të dekoruar ushqimin kanë përdorur ngjyrë që nuk ishte për t'u ngrënë.

Tetë persona janë arrestuar pasi që testet treguan se mostrat nga ushqimi nga kopshti Peiksin, në qytetin Tjanshui, në krahinën Gansu, përmbanin 2.000 herë koncentrim më të madh të plumbit se sa kufiri i lejuar ligjor.

Gjithsej 233 fëmijë nga kopshti privat kishin koncentrim të ngritur të plumbit në gjak pasi që kishin ngrënë ëmbëlsirë me xinxife dhe brum me salçiçe dhe misër.

Sipas hetimit policor, drejtori i kopshtit kërkoi nga personeli në kuzhinë ta porosiste ngjyrën përmes internetit.

Pasi që fëmijët u sëmurën, policia i kërkoi rezervat e ngjyrës sepse ato ishin fshehur. Në kumtesë për mediumet ceket se në paketim qartë shkruan se ngjyra nuk është për t'u ngrënë.

Njëri nga prindërit e një fëmije të helmuar, për Bi-Bi-Si deklaroi se është i shqetësuar për efektet afatgjata nga helmimi me plumb ndaj mëlçisë dhe sistemit digjestiv të djalit të tij. Javën e kaluar e ka dërguar në një spital në Sian për testime pasi që prindërit e tjerë paralajmëruan për rrezikun. Djalit të tij tnai i nevojitet terapi dhjetëditore.

Mediumet shtetërore kineze publikuan xhirime për të cilat thonë se janë bërë nga kamerat e sigurisë në kuzhinë. Ato e tregojnë personelin se si hton ngjyrë në ushqim. Hetuesit konstatuan se ëmbëlsira nga xinxifi dhe brumi me salçiçe dhe misër përmbajnë nivel të plumbit prej 1052 mg/kg dhe 1340 mg/kg,përderisa kufiri nacional për siguri të ushqimit është 0,5 mg/kg.

Drejtori i kopshtit dhe tetë persona të tjerë, përfshirë edhe investuesin kryesor, tani janë nën hetim për shkak të dyshimit për prodhim të ushqimit toksik dhe të dëmshëm.

Nuk dihet se sa gjatë kuzhinierët e kanë prëdorur ngjyrën gjatë përgatitjes së ushqimit, por disa prindër u kanë thënë mediumeve kineze se fëmijët e tyre që nga marsi janë ankuar për dhimbje në stomak dhe këmbë, si dhe humbje të oreksit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR