• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Kosovë janë arrestuar aktivistë opozitarë pas aksionit simbolik kundër Qeverisë

Në Kosovë janë arrestuar aktivistë opozitarë pas aksionit simbolik kundër Qeverisë

Prishtinë, 7 mars 2024 (MIA) - Disa aktivistë të Partisë opozitare socialdemokrate (PSD), mes të cilëve edhe lideri i partisë, Frashër Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Nol Nushi janë arrestuar sot nga policia pas protestës simbolike antiqeveritare në Bibliotekën kombëtare të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Aktivistët e PSD-së u arrestuan pasi që tentuan ta parandalojnë mbajtjen e konferencës solemne nme rastine Ditës së mësuesit, 7 marsit, ku marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Demonstruesit para hyrjes së bibliotekës vendosën "librezë nxënësish" për ministren Nagavci me nota për punën e saj në krye të Ministrisë. Ajo është vlerësuar me "njësh" për "lëndët": "ndërtimi i kopshteve", "sjellja ndaj sindikatës së arsimit", "sigurimi me kohë i librave shkollorë" dhe "rezultatet nga testi PISA", ndërsa me notën "pesëshe", përkatësisht "sukses të shkëlqyeshëm", sipas opozitarëve, ka treguar në "shkeljen e Kushtetutës".

PSD është parti opozitare jashtëparlamentare, të cilën në vitin 2018 e themeluan ish-anëtarë të kryesisë së Lëvizjes vetëvendosje (B}VV), për shkak të pakënaqësisë nga mënyra nët ë cilën lideri i saj, kryeministri aktual Kurti e udhëheqë partinë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR