• e hënë, 22 korrik 2024

Në Kavadar ekspozitë me vepra të piktorit Reshat Ameti

Në Kavadar ekspozitë me vepra të piktorit Reshat Ameti

Kavadar, 20 prill 2024 (MIA) - "Në gjurmim të dritës", është titulluar ekspozita e veprave të piktorit Reshat Ameti, që mbrëmë u hap në Shtëpinë e kulturës "Ivan Mazov - Klime" në Kavadar.

Drejtoresha e Shtëpisë, Julijana Turimanxhova informoi se ai punon si profesor i artit figurativ në Fakultetin për arte figurative pranë Universitetit të Tetovës.

"Reshat Ameti është artist i njjohur ndërkombëtarisht, bartës i çmimit për vepër jetësore për art dhe kulturë, si dhe i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të tjera të karakterit ndërkombëtar dhe vendor. Veprat e tij artistike janë në pronësi të shumë muzeve, institucioneve kulturore dhe koleksioneve private të personaliteteve të njohura botërisht su fitues të çmimit Nobel, shkrimtarë të njohur, presidentë të shteteve dhe ngjashëm", tha Turimanxhova.

Ka pasur mbi 70 ekspozita të pavarura, kryesisht të organizuara jashtë vendit, ndërsa ka marrë pjesë edhe në mbi 300 ekspozita grupore, lokale dhe ndërkombëtare.

Artisti figurativ, Vlladimir Temkov, për Ametin tha se është njeri i cili e prompovon artin e vendit në mbarë botën.

Klime Korobar, historian i artit dhe kritik figurativ, nënvizoi se, për pikturat e Ametit, lirisht mund të themi se nuk janë reflektim i realitetit të jashtëm, por paraqesin pasqyrë të brendshme të shpirtit. ab/

Foto : МIА

QËNDRONI TË LIDHUR