• e martë, 23 korrik 2024

Votohen konkluzionet sipas raportit për punën e Avokatit të Popullit: Shteti të sigurojë mekanizma për zbatimin konsekuent të dispozitave të vjetërsimit të ekzekutimit

Votohen konkluzionet sipas raportit për punën e Avokatit të Popullit: Shteti të sigurojë mekanizma për zbatimin konsekuent të dispozitave të vjetërsimit të ekzekutimit

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Deputetët sot gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive me dhjetë vota "për" miratuan konkluzionet e Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit për shkallën e sigurisë së respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive të drejtave të njeriut në vitin 2023.

Pas diskutimit që u mbajt për tre ditë, Kuvendi në fushën e gjyqësorit konstatoi se shteti duhet të sigurojë mekanizma për zbatimin konsekuent të vjetërsinë e ekzekutimit.

Sipas pjesës së fushës së objekteve ndëshkuese përmirësuese dhe ndëshkuese, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e ekzekutimit të sanksioneve, propozon që drejtorët e institucioneve ndëshkuese përmirësuese të marrin masa për tejkalimin e mbipopullimit, si dhe masa për të përmirësojë kushtet e akomodimit sipas standardeve të vuajtjes së dënimit me burg, masës së paraburgimit në respekt të dinjitetit njerëzor të personave. Gjithashtu, duhet të merren masa për ri pajisjen e institucioneve me personel mjekësor profesional, pajisjen e ambulancave të burgjeve me aparaturat përkatëse mjekësore dhe furnizimin e rregullt me ​​barnat e nevojshme.

Në pjesën e fushës së Financave - shteti duhet të implementojë rekomandimin e dhënë në disa raste që përfundimisht dhe në mënyrë të përhershme të tejkalohet problemi i konfiskimit të të gjitha mjeteve monetare gjatë mbledhjes së detyruar që janë të ardhura për qytetarët në bazë të pagës, pensionit, ndihmës sociale dhe të ngjashme. 

Në pjesën e fushës së Mbrojtjes dhe sigurisë sociale propozohet që Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Qendrat për Punë Sociale, Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurat administrative dhe procedurat e punësimit të shkallës së dytë, dhe Gjykatat administrative të forcojnë bashkëpunimin në lidhje me dorëzimin në kohë të dosjeve dhe dokumenteve në procedurat e zhvilluara pranë këtyre institucioneve. Komisionet e ekspertëve mjekësorë, ashtu siç theksohet në konkluzionet, duhet t'i dorëzojnë menjëherë konstatimet, vlerësimet dhe mendimet në qendrat për Punë Sociale për shqyrtimin e qetë të kërkesave në procedurat për realizimin e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje për një person tjetër.

Në pjesën e fushës së kompetencave të policisë propozohet të merren masa për harmonizimin e Rregullores për mënyrën e fshirjes së të dhënave nga evidenca policore dhe Udhëzimit për mënyrën dhe mënyrat e kryerjes së regjistrimit dhe identifikimit kriminalistik-teknik dhe regjistrimin e personave të panjohura në ndryshimet e fundit të ligjeve të kësaj zone. Të përmirësohet koordinimi mes Gjykatës penale dhe shërbimeve kompetente të MPB-së me qëllim përditësimin në kohë të urdhrave të kësaj gjykate me qëllim parandalimin e heqjes së paligjshme të lirisë për shkak të gabimeve administrative. Sektori për Kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të bëjë hetime të plota dhe cilësore me kërkesë të Avokatit të Popullit në të cilat ka dyshime për shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, thuhet në konkluzioneve të kësaj fushe.

Në pjesën e fushës për të drejtat e fëmijës propozohet që organet kompetente në vazhdimësi të ndërmarrin masa për zbatimin e pandërprerë të problemeve të dispozitës ligjore për regjistrimin e detyrueshëm në librin amë të çdo fëmije të lindur në territorin e Republikës së Maqedonisë pa marrë parasysh nënshtetësinë dhe statusin personal të prindërve.

Propozohet që procedurat e nevojshme për përfundimin e domosdoshëm të teksteve shkollore për lëndët të cilët mësohen në arsimin fillor dhe të mesëm të kryhen në kohën e duhur.

Në konkluzionet propozohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarrë aktivitete të vazhdueshme dhe masa të vazhdueshme për të eliminuar mundësinë e segregimit të nxënësve romë nëpër shkolla përmes zgjidhjeve sistematike dhe cilësore. 

Në pjesën e fushës së marrëdhënieve pronësore-juridike propozohet të merren masa me qëllim krijimin e një sistemi të përbashkët elektronik që do të lidhë të gjitha institucionet e përfshira në procedurën për denacionalizim. Ndërsa, në fushën e urbanistikës dhe ndërtimit propozohet që komunat të intensifikojnë me qëllim aktivitetet e tyre për të përfunduar procedurat për legalizimin e objekteve pa leje. rq/

Foto: printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR