Intensitet i rritur i komunikacionit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc
- - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Vërehet intensitet më i madh i komunikacionit edhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe në Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në shtet, njoftoi LAMM.
- Post By Fitore Curri
- 07:43, 23 korrik, 2024
Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Vërehet intensitet më i madh i komunikacionit edhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe në Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në shtet, njoftoi LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.Terminët janë si në vijim:e premte prej orës 17:00 – 22:00, e shtunë prej orës 09:00 deri 18:00 dhe e diel prej orës 09:00 deri 22:00
Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme: e premte prej orës 15:00 – 22:00, e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe e diel prej orës 07:00 deri 22:00.
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s