• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sanksionohen 140 shoferë në Shkup

Sanksionohen 140 shoferë në Shkup

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik në të cilat në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 sanksione, prej të cilave 19 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë.

Siç bëri të ditur MPB, janë shqiptuar mes tjerash 20 gjoba për kundërvajtje të shoferëve të motoçikletave, gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit,  gjashtë  gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", porosisin nga MPB. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR