• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Herson shpërthyen zjarre pas bombardimit rus, të paktën dy viktima

Në Herson shpërthyen zjarre pas bombardimit rus, të paktën dy viktima

 Kiev, 28 dhjetor 2023 (MIA)  -  Pas bombardimit rus shpërthyen zjarre në Herson, ndërsa  ka edhe viktima, bëri të ditur shefi i administratës ushtarake të rajonit Herson, Oleksandër Prokudin, transmetojnë mediat ukrainase.

 "Qendra e Hersonit sërish është nën zjarr nga artileria ruse. Cak i pushtuesve ishin ndërtesat e banimit. Në disa vende, zjarret shpërthejnë në vendet e goditjes. Për momentin dihen dy viktima. Njëra prej tyre është një grua 92-vjeçare", theksohet në postimin në kanalin Telegram.

Siç u raportua paraprakisht nga mediat ukrainase, sot jehuan disa shpërthime në zonën e Dnjepar të Hersonit për shkak të bombardimeve ruse nga bregu i majtë. 

 Armata ruse pasdite e bombardoi lagjen Novotijaginka në rajonin Herson, ku është plagosur një civil.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR