Në Ekuador sekuestrohet material shpërthyes të destinuar për akte terroriste në Kolumbi
- Policia ekuadoriane sot njoftoi se ka sekuestruar një dërgesë të madhe me eksplozivë që ishin në tranzit nga Peruja në Kolumbi, të cilët do të përdoreshin për të kryer "akte terroriste".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:54, 25 gusht, 2025
Kito, 25 gusht 2025 (MIA) - Policia ekuadoriane sot njoftoi se ka sekuestruar një dërgesë të madhe me eksplozivë që ishin në tranzit nga Peruja në Kolumbi, të cilët do të përdoreshin për të kryer "akte terroriste".
Policia ka sekuestruar 3.750 kuti me eksplozivë dhe 25.000 metra tel detonatorësh gjatë një operacioni kufitar, i cili çoi në arrestimin e dy ekuadorasve.
Operacioni vjen pas një sulmi me bombë me kamion në Kolumbinë jugperëndimore të enjten, ku humbën jetën gjashtë persona.
Foto: Arkivi i MIA-s