• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në ditët në vijim mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil

Në ditët në vijim mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Nën ndikim të masës së lagësht dhe jostabil moti gjatë kësaj jave do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme shiu dhe paraqitje të bubullimave.

Siç njoftojnë nga DPHM, në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me reshje më të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit.

Në Shkup, deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të përkohshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhisë së shkurtër me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erë të fortë.

Nga DPHM rekomandojnë kujdes më të madh në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike dhe të mos qëndrohet në ambient të hapur dhe nën drunj të vetëm. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR