• e premte, 05 dhjetor 2025

Zëvendës ministri i Bujqësisë Flakron Bexheti dha dorëheqje të parevokueshme

Zëvendës ministri i Bujqësisë Flakron Bexheti dha dorëheqje të parevokueshme

Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Zëvendës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti sot dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni. Ai këtë e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk.

Bexheti në publikimin shpreh falënderim deri tek kryeministri, ministri i Bujqësisë, Kabineti qeveritar, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin korrekt.

"Ishte një periudhë 10-mujore përkushtimi, përgjegjësie, për t'i shërbyer këtij funksioni për të mirën e bujqve dhe të gjithë tjerëve që i përfaqëson kjo Ministri. Mendoj se me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari sado pak kam kontribuar në këtë pozicion për të mirën e përgjithshme", ka shkrur Bexheti në publikimin.

Ai shprehu falënderim edhe deri tek lideri i partisë, Arben Taravari dhe organet partiake të ASH-së, duke potencuar se mbetet lojal ndaj tyre.

"Mendoj se në asnjë moment nuk kam zhgënjyer me punën time, duke dashur ta afirmoj rolin e subjektit që përfaqësoj", ka shkruar Bexheti. bsh/

Foto: Fejsbuk profili i Flakron Bexhetit

QËNDRONI TË LIDHUR