• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti dorëzon dorëheqjen

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti dorëzon dorëheqjen

Shkup, 19 maj 2025

Sot kam dorëzuar dorëheqjen time të parevokueshme nga funksioni zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ishte një periudhë 10 mujore përkushtimi, përgjegjësie, për ti shërbyer këtij funksioni për të mirën e bujqve dhe të gjithë të tjerëve që i përfaqëson kjo Ministri. Mendoj se me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari sado pak kam kontribuar në këtë pozicion për të mirën e përgjithshme.

Kjo detyrë më mundësoi të njoh njerëz të mirë mbi të gjitha bujq dhe blegtor, njerëz të thjeshtë por me zemër të pastër të cilëve sado pak besoj ju kam qëndruar afër gjatë ushtrimit të detyrës sime.

Faleminderit kryeministrit, Ministrit të Bujqësisë, kabinetit qeveritar, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të mi për bashkëpunimin korrekt dhe të ndërsjellë.

Faleminderit edhe kryetarit tim Arben Taravari dhe organeve partiake të ASH për mbështetjen dhe besimin e dhënë, mendoj se në asnje moment nuk i kam zhgënjyer me punën time duke dashur ta afirmoj rolin e subjektit që përfaqësoj.

Faleminderit familjes sime, që si gjithmonë edhe kësaj rradhe më kanë mbështetur për respektimin e vendimit tim personal i bazuar në atë kolegjial. Ndihem krenar me çdo ditë të punës sime, ballëlartë e plot energji përgjegjesi për të vazhduar më tej në çdo sfidë.

Flakron Bexheti

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR