Në Berovë sot në mëngjes -14, në Kodrën e Diellit 32 centimetra borë
- Sot në mëngjes më së ftohti është në Berovë, -14 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 32 centimetra.
- Post By Fami Bajrami
- 08:51, 20 shkurt, 2025

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Sot në mëngjes më së ftohti është në Berovë, -14 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 32 centimetra.
Deri në orën 08:30 janë matur edhe -13 gradë në Kodrën e Diellit dhe në Hanet e Mavrovës, -12 në Krushevë dhe Kriva Pallankë, -10 në Shkup-Petrovec, Pretor, Prilep, Shtip dhe Kumanovë, -9 në Veles, Shkup-Zajçev Rid, Tetovë dhe Demir Kapi, -8 në Sturmicë, Vinicë, Pretor dhe Kavadar, -6 në Ohër, si dhe -4 gradë në Gjevgjeli.
Lartësia e shtresës së borës është 8 centimetra në Hanet e Mavrovës dhe një centimetër në Krushevë.
Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë e dobët, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë prej 0 deri në 9 gradë. Në Shkup mot me diell me erë të dobët veriperëndimore dhe temperatura maksimale deri 7 gradë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s