• e shtunë, 06 korrik 2024

Mucunski-Bomgartner: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve më të mëdha franceze

Mucunski-Bomgartner: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve më të mëdha franceze

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investimeve më të mëdha franceze në vendin tonë, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ambasadorin e Republikës Franceze, Siril Bomgartner.

Në takimin, siç kumtoi MPJ-ja, u theksua kënaqësia e ndërsjellë nga zhvillimi i marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale, të cilat dy vendet miqësore në kontinuitet i kultivojnë.

Mucunski e ka njoftuar ambasadorin me prioritetet në punën e Qeverisë së re, përkushtimin drejt plotësimit të Agjendës reformuese, me theks në reformat për përshpejtimin e proceseve eurointegruese të vendit.

"Mucunski u falënderua në përkrahjen e deritanishme të fuqishme të Francës për aspiratat tona për anëtarësim në BE, duke theksuar domosdoshmërinë për përshpejtimin e procesit tonë eurointegrues, që është në drejtim të konsolidimit të stabilitetit ekonomik, politik dhe të sigurisë të vendit, por edhe të rajonit", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR