Mucunski: Duhet të krijohet rrugë e qartë për integrimin tonë evropian, treguam përkushtim dhe njëjtën e presim edhe nga pala tjetër
- Lëshime të shumta bëhen për të njëjtin premtim, se do të ecim përpara drejt BE-së, por sërish shohim riaktualizim të vetos. Atë që presim dhe themi para liderëve të BE-së, shteteve anëtare dhe të gjithë partnerëve tanë strategjikë është se duhet të përcaktojmë një rrugë të qartë se si negociatat tona do të ecin drejt anëtarësimit të plotfuqishëm. Çfarë është ajo që pritet nga ne dhe çfarë duhet të bëjmë për të pasur një rrugë të parashikueshme dhe të sigurt. Nuk them se gjetja e një zgjidhje të tillë do të jetë e lehtë për ne si vend apo për BE-në, por një zgjidhje e tillë që ofron siguri dhe parashikueshmëri do të jetë në radhë të parë më mirë për ne dhe do të jetë shumë domethënëse për kredibilitetin që BE-ja dëshiron të krijojë në rajon, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale gjeopolitike, ka thënë sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe perspektivën evropiane të vendit.
- Post By Fami Bajrami
- 14:30, 14 dhjetor, 2024
You need to login to view this page