MPPS do të paraqesë nismë në Gjykatën Kushtetuese për rritjen lineare të pensioneve
- Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të paraqesë nismë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e rritjes lineare të pensioneve, e cila është një nga kërkesat e pensionistëve, dhe në bazë të mendimit të marrë në grupin e punës që do të formohet, do të merren vendime dhe politika konkrete, bëri të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
- Post By Sara Ademi
- 13:04, 16 gusht, 2023
Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të paraqesë nismë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me çështjen e rritjes lineare të pensioneve, e cila është një nga kërkesat e pensionistëve, dhe në bazë të mendimit të marrë në grupin e punës që do të formohet, do të merren vendime dhe politika konkrete, bëri të ditur ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
"Gjykata Kushtetuese tashmë në vitin 1997, në kohën kur ishte kryeministër Branko Cërvenkovski ka marrë vendim për antikushtetutshmërinë e rritjes lineare të pensioneve. Në vendimin e Gjykatës nga viti 1995, theksohet, shton ajo, se të gjitha të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor duhet të jenë në përputhje me kohëzgjatjen e stazhit të punës dhe kontritubin e secilit punonjës në Fondin Pensional gjatë jetës së tij të punës", tha Trençevska pas vizitës në Qendrën për qëndrim ditor të personave të moshuar në komunën e Çairit.
E pyetur në lidhje me atë se nga viti 1997 deri tani shumë herë është paguar rritja lineare e pensioneve, ministrja sqaroi se kjo Qeveri ka paguar rritje lineare, por në bazën ligjore të atëhershme ekzistuese.
"Rritja lineare e fundit është me vendim të Qeverisë në vitin 2019 duke i'u referuar bazës së tretë për rritje të pensioneve që ekzistonte atëherë në ligj. Kjo ishte nëse BPV-ja është më e madhe se 5 për qind. Dhe prandaj është miratuar vendimi. Mendoj se ishte 720 denarë rritje lineare. Për momentin nuk ka bazë të tillë në Ligj. Nuk është një harmonizim linear, por është rritje e pensioneve. Vendimi ishte 5 për qind e shumës së mjeteve për pagesë të pensionit të janarit në vitin 2019 dhe 2020, ajo shumë e mjeteve të ndahet te të gjithë pensionistët dhe prandaj ka rezultuar që për çdo pensionist duhet të jetë 720 denarë", thotë Trençevska.
Në vitin 2014, 2015 dhe 2016 kur u morën vendime për rritje të pensioneve prej 600 denarë, tha ajo, janë vënë jashtë fuqisë, atë që e kemi sot në rregulloren ligjore.
"Dhe prandaj thashë që është e pamundur dhe antikushtetuese, sepse edhe në vendimin që përmenda nga viti 1995, Gjykata Kushtetuese i referohet pikërisht asaj që çdo qytetar, punëtor ka investuar në sistem gjatë viteve të kaluara në punë. Sot do të paraqesim një kërkesë për mendim në Gjykatën Kushtetuese dhe varësisht nëse rritja lineare është aktualisht kushtetuese apo jo dhe çfarë kërkojnë pensionistët në bazë të mendimit të Gjykatës Kushtetuese, do ta shqyrtojmë në grupin e punës që do ta formojmë dhe do të sjellim vendime dhe politika konkrete", tha Trençevska.
Për mundësinë e rritjes së moshës së pensionimit, ajo thotë se për momentin nuk ka diskutim për rritjen e moshës së pensionimit, pasi siç theksoi ajo janë fokusuar në politika që nënkuptojnë më shumë para për pensionistët, pensione më të mëdha dhe politika që në kushte të krizës ekonomike dhe energjetike, do të nënkuptojnë edhe të ardhura shtesë nëpërmjet masave sociale. sa/
Foto: MIA