• e diel, 22 dhjetor 2024

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa fillon takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet” – Alternativa fillon takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit

Shkup, 9 nëntor 2024 

Alternativa nisi takimet me strukturat dhe aktivin e degës së Butelit, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet.” Gjatë këtij takimi u theksua angazhimi ynë si pjesë e qeverisë në kuadër të koalicionit VLEN dhe roli ynë në avancimin e proceseve eurointegruese të vendit.

Fjalë përshëndetëse patën kryetari i degës së Butelit, z. Samir Iseni, Sekretari Organizativ, z. Bashkim Murtezi, Sekretari i Përgjithshëm, z. Amir Elezi, dhe Nënkryetari, z. Orhan Murtezani. Në përmbyllje, kryetari i Alternatives, z. Zeqirija Ibrahimi, u shpreh se ne vazhdojmë të takohemi për të dhënë llogari dhe për të dëshmuar angazhimin për qeverisje të drejtë dhe luftë kundër korrupsionit. Ai theksoi se asnjë nga funksionarët tanë nuk është përballur me akuza, si pjesë e koalicionit VLEN apo si pjesë e Alternatives.

Z. Ibrahimi vuri në dukje arritje konkrete si përfundimi i shkollës në Çashkë, një projekt i mbetur pezull për 22 vite, që koalicioni VLEN realizoi për 4 muaj. Ai gjithashtu foli për kampusin e Universitetit “Nënë Tereza,” për të cilin qeveria VLEN ka siguruar 35 milionë euro, dhe për investimin e 20 milionë eurove për përmirësimin e infrastrukturës në komunat shqiptare.

Në lidhje me proceset eurointegruese, z. Ibrahimi vlerësoi përkushtimin e ministrit të Çështjeve Evropiane, z. Orhan Murtezani, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian është më afër se kurrë.

Takimet do të vazhdojnë në ditët në vijim në degët e tjera, për të qëndruar pranë aktivistëve dhe qytetarëve tanë, duke ecur përpara me përkushtim dhe transparencë në çdo nismë.

Partia Alternativa

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR