• e premte, 22 nëntor 2024

Po kontrollohen listat e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët që presin më gjatë në TOARILUC

Po kontrollohen listat e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët që presin më gjatë në TOARILUC

 Shkup, 9 nëntor 2024 (MIA) - Menaxhmenti i ISHP Klinikës Universitare për TOARILUC i kontrollon listat për ndërhyrje kirurgjikale për pacientët që kanë pritur për një kohë të gjatë për të marrë këtë shërbim shëndetësor.

 "Menaxhmenti i ISHP Klinikës Universitare për TOARILUC, e udhëhequr nga Prof. Dr. Marija Jovanovski-Sërceva, dha urdhër që të kontrollohen të gjitha listat për ndërhyrje kirurgjikale brenda këtij institucioni. Pas inspektimit dhe analizës së listave për ndërhyrje kirurgjikale, ekipi i Klinikës përmes një plani dhe dinamike të përshtatshme do t'i kontaktojë pacientët, me theks të veçantë tek ata që kanë pritur për një periudhë më të gjatë, gjegjësisht më shumë se një apo dy vjet për të marrë këtë shërbim shëndetësor", informojnë pasdite nga TOARILUC.

 Sipas Jovanovski-Sërceva, ky problem në periudhën e kaluar është shënuar si një nga problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen pacientët dhe për këtë qëllim, ekipi i Klinikës do t'i kontaktojë pacientët të cilët kanë pritur për ndërhyrje kirurgjikale për një kohë të gjatë kohë, gjegjësisht më shumë se një ose dy vjet.

 "Do të përpilohet një plan dhe dinamikë në kuadër të resurseve që ka në dispozicion Klinika për ofrimin e këtij shërbimi shëndetësor për pacientët që nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim shëndetësor për një kohë të gjatë", paralajmëron ajo.

 Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR