• e diel, 22 dhjetor 2024

Komuna e Dibrës nga Qeveria ka marrë 600 mijë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë

Komuna e Dibrës nga Qeveria ka marrë 600 mijë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë

 Dibër, 9 nëntor 2024 (MIA) - Komuna e Dibrës ka marrë nga Qeveria 600 mijë euro për përmirësimin e ujësjellësit, mjete që do të shpenzohen në fazën e dytë të aktiviteteve të nisura dy vjet më parë.

"Për fazën e dytë, e cila ka një çmim më të lartë financiar, u hartua një projekt që do të zgjidhë problemin e klorifikimit të ujit me një pajisje të sofistikuar që do të zëvendësojë atë ekzistuesin, si dhe vendosjen e më shumë se 3000 ujëmatësve digjitalë, sistem elektronik modern me kontroll qendror. Kjo do t'i japë fund pagesës paushall të faturave për ujin e konsumuar, si një nga arsyet kryesore që favorizon keqpërdorimin e ujit", informoi kryetari i Dibrës Hekuran Duka. 

 

Komuna ka aplikuar në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe se janë marrë mbi 600 mijë euro, për të cilat dje ka qenë në Qeveri ku është konfirmuar shuma në fjalë, thekson ai në një publikim në faqen e komunës në Fejsbuk.

 

 

Duka paralajmëron se si pushtet vendor vazhdojnë me aktivitetet për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të tyre, veçanërisht në fushën e infrastrukturës. 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR