• e martë, 14 maj 2024

MPB: Të shtunën pa termin të caktuar fotografim për qytetarët që kanë mbushur 18 vjeç, që nuk kanë as letërnjoftim as pasaportë

MPB: Të shtunën pa termin të caktuar fotografim për qytetarët që kanë mbushur 18 vjeç, që nuk kanë as letërnjoftim as pasaportë

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme ditën e  shtunë (06.04.2024) në harkun kohor nga ora 08:00 deri më 15:00 do të organizojë fotografim për dokumente personale pa termin të përcaktuar në zyrat rajonale për çështje administrative në tërë shtetin për qytetarë që kanë mbushur 18 vjet, të cilët nuk kanë asnjë dokument biometrik, as pasaport e as letërnjoftim.

"I ftojmë qytetarët të cilët kanë mbueshur 18 vjet, të cilët nuk kanë asnjë dokument biometrik, të vijnë ditën e  shtunë në zyrat rajonale për çështje administrative në tërë shtetin, të fotografohen dhe me kohë të u përgatitet dokumenti personal, dhe me këtë të u mundësojmë të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme", thuhet nël kumtesën e MPB-së. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR