• e premte, 30 gusht 2024

MPB: Personi A.T, i punësuar në M-NAV-së, nuk është privuar liria, por është kryer bisedë zyrtare

MPB: Personi A.T, i punësuar në M-NAV-së, nuk është privuar liria, por është kryer bisedë zyrtare

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - MPB-ja  sot ka njoftuar se lidhur me bisedën e kryer zyrtare me A.T., i punësuar në M-NAV, vepron si gjithmonë në përputhje me detyrimet ligjore.

"Çdo herë që paraqitet një kallëzim nga një qytetar për kërcënim apo frikësim MPB-ja, e fton personin kundër të cilit është paraqitur kallëzimi për të kryer bisedë zyrtare. Kështu është bërë edhe në rastin konkret", thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas njoftimit të marrë nga F.H. dhe D.H., drejtues në M-NAV për kërcënime të dërguara me imejl nga ana e A.T., sqarohet në njoftim, është bërë konsultim me prokurorin publik, pas së cilës është bërë procesverbali për pranimin e kallëzimit.

"Më 3 janar 2024 me ftesë është thirrur A.T. dhe me të është zhvilluar një bisedë zyrtare. Përmendim se personi nuk është privuar nga liria, por është bërë bisedë zyrtare për zbardhjen e rastit. Pas dokumentimit të rastit, do t'i dorëzohet PTHP-së një parashtresë përkatëse për veprime të mëtejshme", njoftuan nga MPB-ja.  qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR