• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Lazaropole mëngjesin e sotëm më freskët

Në Lazaropole mëngjesin e sotëm më freskët

 Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në Lazaropole mëngjesin e sotëm është matur temperatura më e ulët prej 10 gradë Celsius. Pasojnë Berova me 11, 12 në Hanet e Mavrovës, 13 Manastir, Kodër të Diellit, 14 Kriva Pallankë, 15 Ohër, Strumicë, Krushevë, Pretor, Tetovë, Prilep, 17 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Kumanovë, Kavadar 8, Shtip, në Shkupafër Zajçev Rid, Vinicë dhe në Gjevgjeli dhe 19 gradë në Veles.

Në 9 orët e fundit deri në orën 17, më së shumti reshje prej 10 l/m2 në vendet matëse të DPHM-së është matur në Topollçan, më pas 8 në Hanet e Mavrovës, 6 në Gjevgjeli, 5 në Kriva Pallankë, 4 në Lazaropole, 3 në Kavadar, Kodër të Diellit dhe 1 l/ m2 në Prilep, Strumicë, Tetovë. 

Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm dhe me bubullima, posaçërisht pasdite kur destibilitete do të ketë në disa vende, lokalisht dhe në formë të stuhisë me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 33 gradë. UV indeksi do të jetë 6. 

 Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ndryhsueshëm dhe jostabil, posaçërisht pasdite kur në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe breshër. Temperatura   maksimale do të arirjë deri 32 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR