• e shtunë, 31 gusht 2024

Tryezë e rrumbullakët me temë "Mbeturinat dhe paketimi nga mbeturinat" në Shkup

Tryezë e rrumbullakët me temë

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet edhe tryeza e rrumbullakët finale me temë mbeturinat dhe paketimi nga mbeturinat, situata në përballjen me të njejtën - riciklimi ose përpunimi konkret, përballë sasive që ende janë lëndë e a nulimit - hedhje e deponive në vend.

Në ngjarjen që e organizon shoqata "4x4x4 Urat e Ballkanit" Shkup, është paralajmëruar prania e zëvendësministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska dhe Ana Karanfilova Maznevska, drejtuese e Sektorit për menaxhim me mbeturina.

Projekti është i mbështetur financirisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësimor në kuadër të Programit për investim në mjedisin jetësor për vitin 2024.

"Kontributi ynë drejt kësaj teme do të jetë oferta që ofron zgjidhje konkrete për grumbullimin, selektimin dhe përpunimin e pothuajse të gjitha mbetjeve të përbëra, të cilat për momentin nuk janë lëndë e një proces ekonomikisht të qëndrueshëm në shoqërinë tonë, madje edhe më gjerë, thonë nga shoqata.

Në ngjarje, siç informojnë organizatorët, i ftuari dhe eksperti nga Republika e Serbisë do të demonstrojë përpunim të produktit përfundimtar 100 për qind ekologjik nga mbetjet e padëshiruara të përbëra, të cilat për momentin janë problem për të gjithë ne në shoqëri. mb/

Foto: Shoqata "4x4x4 Urat e Ballkanit" 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR