• e mërkurë, 31 korrik 2024

Moti sot me diell dhe i ngrohtë deri në 38 gradë

Moti sot me diell dhe i ngrohtë deri në 38 gradë

 Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 19, ndërsa maksimalja nga 31 deri 38 gradë. UV=8.

Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë. 

 Sipas DPHM-së, pason një periudhë moti i ngrohtë. Në ditët e fundjavës do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në nivel lokal do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive. Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR