• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska - Ullman: Praktikat e suksesshme nga arsimi i mesëm profesional mund të barten edhe në arsimin e lartë

Janevska - Ullman: Praktikat e suksesshme nga arsimi i mesëm profesional mund të barten edhe në arsimin e lartë

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Zvicra vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që synojnë krijimin e sistemit edukativo-arsimor cilësor. Po intensifikojmë aktivitetet e përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të arsimit profesional dhe zgjerimin e mësimit përmes praktikës në arsimin e lartë. Kështu u konkludua në takimin e Ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska me ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Maqedoni, Veronik Ullman.

Janevska iu falënderua për mbështetjen, posaçërisht për aktivitetet në kuadër të projektit zviceran  " Arsimimi për punësim" (E4E@mk), të cilat, siç njofton MASH,  "vazhdimisht prodhojnë kuadro cilësore në arsimin e mesëm, të gatshëm për përfshirje të shpejtë në punën e kompanive dhe njëkohësisht të aftë për vazhdimin e suksesshëm drejtë arsimit universitar".

"Ambasadorja Ullman dhe ministrja Janevska u pajtuan se përvojat pozitive nga arsimi i mesëm profesional mund të barten në nivelin e lartë të arsimit, gjë që do të mundësojë që programet studimore të jenë më afër sektorit real. Ministrja Janevska informoi edhe për ndryshimet të tjera në sistemin arsimor që kanë prioritet, që synojnë plan-programet  mësimore,  rregulloren për arsimin e mesëm dhe të lartë si dhe orientimin drejt përforcimit të punës shkencore të kuadrit akademik", informoi MASH. bsh/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR