• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu, në disa vende më të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima të rralla, veçanërisht paradite. Në pjesët më të larta malore do të bie borë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Pasdite vranësira do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të ketë reshje të shiut të cilat përkohësisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të enjten do të mbajë mot me reshje dhe kohë pas kohe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima të rralla dhe përkohësisht erë e përforcuar, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR