• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu

Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryhsueshme dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, për një kohë të shkurtër mbi 15 litra për metër katror, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval nga 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë  me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17 gradë.

DPHM bën të ditur se vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të krijohen kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, mbi 15 litra për metër katror në një kohë të shkurtër, bubullima dhe erëra të forta. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR