Në ditën e sotme
- - Sot është Dita Botërore e Shëndetit. Në vitin 1948 hyri në fuqi Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
- Post By Sara Ademi
- 07:08, 7 prill, 2025

7 prill 2025 (MIA)
- Sot është Dita Botërore e Shëndetit. Në vitin 1948 hyri në fuqi Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
1348. - U themelua nga Karli IV, mbret i Bohemisë, Universiteti i Pragës, i pari në Europën Qendrore.
1934. - Në Indi, Mahatma Gandi, pezulloi fushatën e tij të mosbindjes civile kundër sundimit britanik.
1939. - Italia sulmoi dhe pushtoi ushtarakisht Shqipërinë.
1943. - Adolf Hitleri dhe Benito Musolini u takuan në Salcburg për Konferencën e Boshtit.
1947. - Vdiq Henri Ford, prodhues amerikan i motorave, i cili filloi linjën e montimit të teknikës së prodhimit në masë.
1948. - Hyri në fuqi Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
1953 - Dag Hamarskjoldi i Suedisë u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me 57 vota, kundër një.
1956. - Maroku dhe Spanja nënshkruan një deklaratë që njihte pavarësinë e Marokut
1963. - Miratohet Kushtetuta me të cilën emri Republika Federative Popullore Jugosllave ndërrohet në Republika Federative Socialiste Jugosllave, ndërsa Josip Broz shpallet shef i përjetshëm i shtetit.
1976. - Pas trazirave të pashembullta në Pekin, Ten Hsiao Pini u shkarkua si zëvendëskryeministër i Kinës dhe Hua Kuo Feni u emërua kryeministër.
1980. - Presidenti amerikan, Xhimi Karter, preu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi largimin e gjithë personelit të ambasadës iraniane për shkak të marrjes së pengjeve të ambasadës amerikane në Teheran
1992. - SHBA i njohu ish republikat jugosllave Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
1994. - Gjatë përleshjeve mes pjesëtarëve të ushtrisë, policia dhe bandat në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, vritet kryeministri Agata Uvilingijiman.
2005. - Pas pothuajse gjashtë dekadave, pasi që në vitin 1947 është tërhequr kufiri mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir, është hapur linja e autobusave mes kryeqendrave të pjesës indiane dhe pakistaneze të Kashmirit, Shrinagarit dhe Muzafarabadit.
2006. - Në pjesën veriore të Bagdadit, në tre shpërthime të vetëvrasësve me bombë dhe para një xhamie shiite humbën jetën 70 njerëz, ndërsa u plagosën 158 persona.