Mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta të shiut dhe borës
- – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta të shiut dhe borës. Në male reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Fitore Curri
- 09:30, 6 prill, 2025

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta të shiut dhe borës. Në male reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri 13 gradë.
Në Shkup, mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të shiut. Në fund të ditës në pjesët më të larta të luginave reshjet do të jenë të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë.
Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa në disa vende përkohësisht do të bie borë e dobët. Do të fryjë erë e fuqishme veriore. Pastaj moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me erë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë negative, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s