• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministria e Ekonomisë dhe Punës fillon ditët informative për masat për punësim - ngjarja e parë sot në Prilep

Ministria e Ekonomisë dhe Punës fillon ditët informative për masat për punësim - ngjarja e parë sot në Prilep

Prilep, 5 qershor 2025 (MIA) - Ministria e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të organizojë ditët informative në numrin më të madh të komunave, ku para opinionit do të prezantohen masat e Planit operativ për programet aktive dhe masat për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025, si dhe masat tjera të parashikuara me Programet për punë të Ministrisë.

Dita e parë informative, siç informojnë nga Ministria, do të mbahet sot në sallën e Këshillit të Komunës së Prilepit, ku do të marrë pjesë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Në këtë takim përveç përfaqësuesve të Ministrisë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale, Agjencisë për punësim dhe Agjencisë për mbështetjen e Sipërmarrjes.

Në ditët informative janë ftuar odat ekonomike, shoqatat e zejtarëve, shoqatat e të rinjve dhe gjithë qytetarët që duan më detajisht të informohen për Planin Operativ për punësim dhe masat tjera të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR