• e premte, 05 korrik 2024

Mot me vranësira mesatare, nëpër fushëgropa mjegull

Mot me vranësira mesatare, nëpër fushëgropa mjegull

Shkup, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe i qetë. Nëpër fushëgropa do të ketë dukuri të mjegullës e cila rreth mesditës do të pakësohet, ndërsa në orët e mbrëmjes posaçërisht gjatë natës do të formohet sërish. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 14 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë dukuri të mjegullës, e cila rreth mesditës do të pakësohet. Në orët e mbrëmjes, e posaçërisht gjatë natës do të formohet sërish. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arirjë 9 gradë.

Siç informoi DPHM, vazhdon periudha e motit relativisht të ngrohtë. Nëpër fushëgropa edhe më tej do të ketë paraqitje të mjegullës me intensitetit të ndryshuar dhe temperatura më të ulëta ditore. Të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët, në pjesët perëndimore e matur, nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 5 gradë, ndërsa maksimalja prej tetë deri 15 gradë. 

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR