• e hënë, 01 korrik 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe kushte për stuhi

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe kushte për stuhi

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, si dhe do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të shiut, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja prej 32 deri në 39 gradë. UV=8

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Sipas DPHM-së, nga e hëna në orët e pasdites do të ketë paraqitje të shpeshta me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Do të mbetet mot i nxehtë, por me ulje graduale të temperaturës ditore.

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR