• e martë, 02 korrik 2024

Mot shumë i nxehtë me temperaturë deri në 39 gradë, nga nesër reshje shiu

Mot shumë i nxehtë me temperaturë deri në 39 gradë, nga nesër reshje shiu

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës do të ketë stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup mot me diell dhe shumë nxehtë, me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Gjatë natës në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 37 gradë.

Siç njoftojnë nga DPHM, gjatë natës të së martës dhe të martën në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër. Më pas ditën e mërkurë dhe të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryeshueshme dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima si dhe do të fryjë erë mesatare nga veriu.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR