• e hënë, 01 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1 korrik 2023 (MIA)

- Dita ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Dita e Arkitektëve të Republikës së Maqedonisë

1534. - Lindi Frederiku II, mbreti i Danimarkës dhe i Norvegjisë, i cili u përfshi në luftën shtatë vjeçare kundër Suedisë në vitet e para të mbretërisë së tij.

1535 - Filozofi britanik dhe shtetasi ser Tomas Mor u dënua me vdekje për tradhti pasi refuzoi të japë betimin për besnikëri ndaj mbretit Henri i Tetë.

1543. -Anglia dhe Skocia nënshkruan paqen e Grinuiçit me martesën e princit Eduard Tudor dhe Merit, mbretëreshës së Skocisë.

1643. - Vdiq Frang Bardhi, shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare. Ai lindi në Kallmet të Zadrimës në vitin 1606. Studioi në kolegjin e Loretos dhe në atë të Propagandës në Romë. U emërua peshkop në Sapë. Zhvilloi veprimtari të dendur politike dhe letrare. U mor me përkthimin e veprave fetare nga italishtja dhe latinishtja në shqip. Njihet si leksikografi i parë shqiptar, si historian i folklorit dhe si etnograf. Që kur ishte nxënës në kolegj pat filluar të shkruajë në latinisht vepra që më vonë e bënë të njohur. Disa prej tyre janë: "Fjalor latinisht-shqip", "Gjergj Kastrioti, Epirioti Skënderbeu".

1810. - Luis, mbreti i Holandës, abdikoi për shkak të presionit të Napoleonit. 1871. - Roma u bë kryeqendër e Italisë së Bashkuar. 1876. - Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane.

1878. - U mblodh në Prizren një Kuvend i Përgjithshëm. Nga 300 delegatët, që sipas disa dëshmive, kishin ardhur në Prizren, njihen të paktën 140 emra, nga të cilët 96 nga Kosova, 26 nga Shkodra dhe 20 nga vilajeti i Janinës. Pas dy ditë diskutimesh Kuvendi i Përgjithshëm miratoi më 2 korrik 1878 një Rezolutë ose Kanun të ri për Lidhjen e Prizrenit, me të cilin u bënë hapa të rëndësishëm në përpunimin e mëtejshëm të programit të Lidhjes. Në të vërtetë, me këto të drejta, që u sanksionuan në kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi bazën ligjore për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman.

1896. - Vdiq Herijet Elizabet Biçer, autore amerikane e "Kasollja e xhaxhait Tom".

1903. - Lindi aviatori Emi Xhonson, i cili kreu fluturimet pioniere përfshirë edhe ato nga Anglia në Australi.

1924. - Sipas statutit të Këshillit të Lartë, Nolit i ngarkohet formimi i qeverisë.

1931. - Qeveria e mbretit Zog dekretoi formimin e Armës Kundërajrore në kuadrin e ligjit "Mbi rregullimin e ushtrisë kombëtare".

1960. - Është formuar Republika e Somalisë së bashkuar dhe të pavarur. Ditë kombëtare e Republikës Demokratike të Somalisë.

1961 - Lindi Diana Spenser, bashkëshortja e ardhshme e Princit Karl të Britanisë.

1961 - Lindi atleti amerikan me prejardhje afrikane Karl Luis, një nga sportistët më të suksshëm të shekullit 20.

1962. - Ruanda dhe Burundi shpallën pavarësi.

1974. - Vdiq Juan Peron, presidenti i Argjentinës dhe themelues i lëvizjes peroniste.

1991. - Liderët e Europës Lindore, shpallën në Pragë fundin e Paktit të Varshavës.

1993. - Malajzia e njohu Republikën e Maqedonisë.

1993. - Hekurudhat e Maqedonisë u bënë anëtare të plotëfuqishme të Unionit ndërkombëtar të hekurudhave (UNH).

1994 - Pas 27 viteve arratie, lideri i Palestinës Jaser Arafat u kthye në Gazë.

1996. - Një shpërthim në një uzinë të vogël kimike, në Kinën verilindore, u mori jetën 19 personave. Shpërthimi shkatërroi fabrikën kimike "Dahua", në një fshat, jashtë qytetit port të Tianjinit.

1996. - Në xhunglat e Indonezisë u zbulua një fis i panjohur, me prejardhje të bardhë. Banorët e fshatit i gjetën ata në provincën Irian Jaya, gjatë kërkimit të drurëve në xhungël. Ata që i përkasin kësaj periudhe janë, sipas përshkrimeve, shumë të mëdhenj dhe kanë lëkurë me ngjyrë të bardhë.

1999. - Skocia hapi parlamentin e saj të parë pas 300 vjetësh.

1999. - Vdiq Joshua Nkomo, presidenti veteran i Zimbabves. 2000 - Mbretëresha e Danimarkës Margareta e Dytë dhe mbreti i Suedisë Gustav i Gjashtëmbdhjetë në qarkullim e lëshuan urën e gjatë 16 kilometra "Ura e Oresundit", mes Malmes dhe Kopenhagenit, ura më e gjatë hekurudhore për udhëtarë në botë. Ura u ndërtua ketër vjet dhe kushtoi tre miliardë dollarë.

2002. - Gjykata Penale Ndërkombëtare (CPI), organi i parë gjyqësor permanent i ngarkuar me represionin, gjenocidin dhe krimet e luftës, filloi në Hagë aktivitetin e saj në një klimë të karakterizuar nga një kundërshtim i ashpër i SHBA-së. Ndërkaq, çdo autor i gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, ndodhet nën juridiksionin e kësaj gjykate, në një situatë të papreçedentë në historinë e drejtësisë.

2002. - Hyn në fuqi Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.

2006 - Vdiq ish-kryeministri japonez Rijutaro Hashimoto. Në krye të qeverisë ndodhej prej janarit të 1996 deri më korrik të vitit 1998.

2013 - Kroacia u bë anëtarja e 28-të në BE, 22 vjet pas shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia.

2016. - Vdiq njëri prej poetëve më të njohur dhe bashkëkohor francez, Iv Bonfoa, i cili në vitin 1999 për krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme poetike ishte shpërblyer me "Kurorën e artë".

QËNDRONI TË LIDHUR