• e diel, 30 qershor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

30 qershor 2024 (MIA)

1470. - Lindi Sharli VIII, mbret i Francës nga viti 1483. Në vitin 1495 ai dështoi në një përpjekje për të pushtuar mbretërinë e Napolit.

1520. - Montezuma II, perandori i fundit Aztek, vritet gjatë pushtimit spanjoll të Meksikës.

1690. - Gjatë Luftës së Aleancës së Madhe, një flotë e kombinuar britanike-holandeze mundet nga flota franceze në betejën e "Beachy Head".

1755. - Lindi Pol-Fransua-Zhan-Nikola, anëtar kryesor i shtabit të Revolucionit Francez.

1859. - Nën sytë e 25.000 personave, Carls Blondi përshkon ujëvarën e Niagarës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kanada, duke ecur mbi një litar të fiksuar në dy skajet e ujvarës.

1908. - Një shpërthim gjigand tronditi Siberinë Lindore. Si rezultat i asaj që u besua të ishte një shpërthim meteori, një tërheqje e tokës u ndje deri në Europën Qëndrore.

1913. - Lufta e Dytë Ballkanike filloi kur Bullgaria sulmoi pozicionet e serbëve dhe grekëve.

1934. - Gjatë "Natës së thikave të gjata", Hitleri spastroi kritikuesit e tij politike përfshirë Ernest Rom dhe Kurt fon Shlaiher.

1936. - Perandori i Etiopisë, Haile Selasie apelon përpara Ligës së Kombeve, për ndihmë. Kjo u bë mbas invazionit të Etiopisë nga Italia fashiste dhe kalimit në azil politik të perandorit etiopian.

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat amerikane zbarkojnë në ishujt Solomon, ndërsa 121 aeroplane japonezë rrëzohen gjatë dyluftimit të tyre me forcat tokësore amerikane.

1945. - Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli Dispozitë për formimin e Ndërmarrjes federale automobilistike (NFA).

1960. - Republika e Kongos fiton pavarësinë nga Belgjika.

1963. - Kardinali Xhovani Batista Montini kurorëzohet si Papa Paul VI.

1971. - Tre anëtaret e ekipit të anijes kozmike sovjetike Sojuz II vdiqën gjatë kthimit në tokë si rezultat i rënies së presionit të ajrit. Ato sapo kishin thyer rekordin e qëndrimit në hapësirë me 570 orë dhe 22 minuta.

1972. - Ndërpritet dënimi me vdekje në SHBA.

1977. - Shpërndahet formalisht, mbas 23 vjetësh, organizata e shteteve të Azise Juglindore (SEATO).

1985. - Lirohen në Bejrut 39 pengjet amerikane të mbajtura 17 ditë në një aeroplan të shoqërisë ajrore amerikane TWA.

1990. - Gjermania Lindore dhe Perëndimore bashkojnë ekonomitë e tyre dhe Gjermania Lindore adopton markën RFGJ si monedhë të saj.

1993. -Parlamenti i Azerbajxhanit zgjedh udhëheqësin e rebelëve Suret Guseinov, si kryeministër.

1997. - Në Santa Barbara ndërroi jetë Robert Miçam, një nga artistët më të theksuar amerikan të filmit. I lindur në Brixhport, më 6 gusht të vitit 1917.

1997. - Brenda një nate Hong-Kongu i kthehet Kinës.

1999. -Ish-desidenti sovjetik Aleksander Zinoviev kthehet sërish në Moskë pas një mërgimi prej më shumë se 20 vjetësh.

2004. – Fluturakja hapësinore e NASA-s “Cassini” kaloi nëpër unazat e Saturnit dhe në orbitë të saj, në studimin më të hollësishëm të bërë ndonjëherë në planetin e gjashtë më të largët të Tokës.

2005. – Parlamenti spanjoll i dha aprovimin e fundit ligjit që legalizon martesat homoseksuale, duke e kundërshtuar haptazi Kishën Katolike. Spanja kështu bëhet vetëm shteti i katërt pas Kanadasë, Belgjikës dhe Holandës që lejon martesat e të njëjtës gjini.

QËNDRONI TË LIDHUR