• e shtunë, 29 qershor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

29 qershor 2024 (MIA)

1858. - Lindi inxhinieri amerikan ushtarak Xhorxh Uashington Getals, i cili e përfundoi ndërtimin e Kanalit të Panamasë, guvernator i parë i zonës së Kanalit.

1878. - Problemi i Çamërisë u ngrit për të parën herë në tryezat e diplomacisë europiane, si problem i Epirit, në Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, T.Deliyannis, i cili kërkoi që ishulli i Kretës, Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë nga Perandoria Osmane.

1900. - Lindi poeti francez Antonio Mari Rozhe de Sent Ekziperi, autor i "Princit të vogël", njër ndër romanet më të bukura për fëmijë në literaturën botërore.

1914. - Lindi dirigjenti dhe kompozitori çek Rafael Jeronim Kubelik, i cili që në moshën 20 vjeçare dirigjoi me Filharmoninë çeke.

1939. - Bëhet fluturimi i parë komercial përmes Atlantikut. Aeroplani "Disk Kliper" fluturoi nga SHBA-ja në aeroportin e Lisbonës, Portugali. 1943. - Njësitet amerikane në Luftën e Dytë Botërore zbarkuan në Gueninë e Re, ishull në Pacifik, i dyti sipas madhësisë në botë.

1967. - Pas fitores së luftës gjashtëditore me shtetet arabe, Izraeli e bashkoi Jerusalemin e ndarë, i cili së shpejti është shpalllur për kryeqendër të Izraelit.

1980. - Uigdis Finbogadotir është zgjedhur për presidente e Islandës, duke u bërë gruaja e parë në Evropë e zgjedhur në mënyrë demokratike si shefe e shtetit.

1995. - Vdes Lana Tarner, aktore e njohur amerikane, seks simbol i Holivudit në vitet e dyzeta të shek. 20. Lindi në vitin 1919.

2000. - Republika e Maqedonisë evndosi marrëdhënie diplomatike me Republikën e Maqedonisë Guineja-Bisao dhe Republikën Federale islamike Ishujt Komore. 2003. Vdiq aktorja amerikane Kethrin Herbern, fituese e katër Oskareve.

###

QËNDRONI TË LIDHUR