• e enjte, 16 maj 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 28 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 28 gradë

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 28 gradë. 

Në Shkup mot me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë. 

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nga e mërkura vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të rrallë të bubullimave, veçanërisht në orët e pasdites. Paqëndrueshmëri më e madhe pritet të enjten, kur reshjet në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR