• e martë, 14 maj 2024

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Nga mesdita do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri. Gjatë natës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu, kumtoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri 25 gradë.

Në Shkup me vranësira të ndryshueshme. Nga mesdita në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi të izoluar afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Nesër në natën kah e premtja dhe të premten do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri. Temperatura ditore nga nesër deri të shtunën do të ulet gradualisht, ndërsa të dielën do të rritet për 2 deri në 4 gradë. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR