• e hënë, 23 dhjetor 2024

Orkestra Nacionale e Xhazit performoi në „Аlbania jazz fest“

Orkestra Nacionale e Xhazit performoi në „Аlbania jazz fest“

Tiranë, 12 maj 2024 (MIA) - Qendra Informative - Kulturore e Maqedonisë mbrëmë para publikut në Tiranë e prezantoi Orkestrën tonë Nacionale të Xhazit. 

"Këta janë gjenialë, muzikantë gjenialë. Pafundësisht u falënderohem për bashkëpunimin me qendrën maqedonase, faleminderit që këta muzikantë të shkëlqyer sonte performuan në qytetin tonë", deklaroi i mahnitur menjëherë pas performancës së tyre brilante, Besim Petrela, drejtor i "Albania jazz fest".

Siç informon Qendra Informative - Kulturore e Maqedonisë në Tiranë, ky është prezantim i parë i orkestrës, jashtë shtetit tonë, që shkaktoi një varg reagimesh.

Orkestra në repertorin e saj ka stile të ndryshme, duke filluar nga xhazi klasik, përmes sving, bi ball, e deri në kompozime nga grupi "Leb i soll".

Ka lindur një gjeneratë e re e muzikantëve të rinj, të cilët sundojnë në mënyrë sovrane skenën, instrumentet dhe muzikën e tyre. Performojnë me lehtësi, zgjuarsi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme. Në disa momente ju duket sikur të gjendeni para një orkestre e cila ekziston dhjetëra vite, edhepse nga formimi i saj e deri më tani, nuk ka kaluar asnjë vit. 

Performanca e tyre e djeshme në „Аlbania jazz fest“ e tregoi të gjithë kuptimin e formimit dhe punës së tyre. 

Në sallën e stërmbushur në Akademinë e Arteve në Tiranë, publiku i dërgoi me duartrokitje disaminutëshe dhe dy herë kërkesë, muzikantët të kthehen në skenë.

Qendra Informative - Kulturore në Tiranë paralajmëron për 16 maj 2024 prezantim të "Orkestrës Xhambo Agushevi" në festivalin  „Clouds“ në Tiranë. fc/

Fotografia: Gerta Kordali

QËNDRONI TË LIDHUR