• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska Davkova do të takohet me ambasadorin evropian Gir dhe ambasadorin italian Silvestri

Siljanovska Davkova do të takohet me ambasadorin evropian Gir dhe ambasadorin italian Silvestri

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të ketë takim me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir.

Siç kumtuan nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkovana sot do të presë edhe ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri.

Gir dhe Silvestri pas zgjedhjeve presidenciale ia uruan Gordana Siljanovska-Davkovës fitoren, ndërsa gjithashtu morën pjesë në inaugurimin e saj në Kuvend.

Në mesazhin e urimit për Siljanovska-Davkovën, Gir shprehu pritjet "për bashkëpunim të ngushtë për të ardhmen evropiane të vendit".

Silvestri, nga ana tjetër, përveç atij personal, ka përcjellë edhe urimin e presidentit italian Serxho Matarela, ku theksohet “anëtarësim i përbashkët në NATO dhe bashkëpunimi intensiv që bashkon Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe shpresë që vendi do të vazhdojë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me angazhim të ripërtërirë nga të gjitha institucionet kombëtare”. ls/

Foto- Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR