• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me reshje të shiut dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me reshje të shiut dhe bubullima

Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të shkurta dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 30 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë 30 gradë.

DPHM informon se nga e premtja deri në fillim të javës së ardhshme, nën ndikimin e serisë së masave të lagështa ajrore, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 20 litra në metër katror.

Të premten do të ketë dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura ditore dukshëm do të bie, prej 10 deri 13 gradë. 

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR