• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të përkohshëm

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të përkohshëm

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë me reshje të përkohshme të shiut, pasdite me kushte për paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 18 deri 23 gradë. 

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe me erë mesatare deri e përforcuar juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale deri 21 gradë. 

Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë me reshje të përkohshsme të shiut. Në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm me paraqitje të shiut lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Të martën proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të keq, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fuqishme, ndërsa pastaj paqëndrueshmëria do të ulet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR