• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

Shkup, 19 maj 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe dukuri të izoluar të breshrit.

Temperatura minimale do të jeët në interval prej 9 deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 21 deri 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë të fuqishme dhe dukuri të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.

Në ditët në vijim do të përqendrohet moti i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites, vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Lokalisht do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive në formë të motit të lig të shkurtër me reshje intensive të shiut, erë të fuqishme dhe dukuri të izoluar të breshrit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR